Pse erdha në Ukrainë

Si fotoreporter, më ka tërhequr gjithmonë tregimi i historive të njerëzve. Dhe për mua nuk ka histori më të fuqishme se ajo e luftës dhe pasojave të saj.

Unë e kam kaluar karrierën time duke dokumentuar efektet e luftës mbi civilët dhe shpresoj që duke ndarë këto histori, ne mund të ndihmojmë në parandalimin e luftërave të ardhshme.

Ky koleksion galerish paraqet disa nga punimet e mia nga lufta në Ukrainë. Tani për tani duket të jetë një nga konfliktet më të përgjakshme në historinë e këtij viti, me mijëra viktima nga të dyja palët. Këto foto kapin koston njerëzore të kësaj lufte dhe na kujtojnë tragjedinë që po shpaloset këtu.

Unë jam vendosur në Kiev, i akredituar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe jam këtu për të qëndruar gjatë.

Si gazetar dhe fotograf, jam i apasionuar pas tregimit të historive të njerëzve. Ukraina është personale për mua, pasi kur isha 11 vjeç lufta goditi vendin tim Kosovën.

Gjurmët e lëndimeve nga predhat ruse janë të dukshme në fytyrën dhe pjesët e tjera të trupit të Valentinës. Kjo është fytyra e një gruaje 75-vjeçare ukrainase pas një sulmi në shtëpinë e saj. Ajo tha se po freskohej jashtë shtëpisë së saj kur Forcat e Armatosura Ruse dërguan një raketë në pjesën e pasme të oborrit të premten, më 12 gusht. Ne e takuam, shënuam tregimin e Valentinës dhe e fotografuam atë në shtëpinë e saj të rrënuar të mërkurën më 17 gusht 2022.

(© VX Foto, Vudi Xhymshiti për The Guardian)

Dhe pikërisht atëherë mora kamerën për të dokumentuar mizoritë dhe pasojat e luftës të kryera nga forcat e armatosura serbe të Jugosllavisë të udhëhequra nga presidenti i saj Slobodan Millosheviç. Sot Serbia udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuçiç, dikur ministër i informacionit i regjimit të Slobodan Millosheviqit që kreu krime dhe krime lufte kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe në vendin tim, Kosovë – krejt kjo ndërmjet viteve 1990-1999.

Atëbotë, z. Vuçiç dilte në TV me kërcënime për më shumë mizori kundër njerëzimit nëse dikush do të kërcënonte Serbinë e Jugosllavisë me pasoja për veprimet e tyre kriminale. Vuçiç ka ndërtuar një karrierë të bujshme duke arsyetuar krimet e regjimit të Millosheviqit. Sot presidenti Vuçiç qëndron në krah të Federatës Ruse, e cila ka aneksuar Krimenë, mbështet separatistët e armatosur në Ukrainën lindore dhe tash e gjashtë muaj është duke u përpjekur ta pushtoj Ukrainën. 

Unë jam krenar që vendi im Kosova është bërë motor për paqen, por gjithashtu pa pushim nuk po e lë Serbinë t’i shmanget përgjegjësive për krimet e kryera në të kaluarën dhe të tashmen. Ndërkohë Federata Ruse, e cila po përpiqet të bëjë çmos për të prishur paqen në Ballkanin Perëndimor, duke përdorur Serbinë dhe udhëheqjen e saj shoviniste si përfaqësues të saj në përpjekje për të nxitur një luftë e cila mbase do të zhvendoste vëmendjen nga Ukraina, siç Kremlini zyrtar do të shpresonte.

Kjo galeri përmban imazhe nga puna ime personale (dhe me detyrë nga disa prej gazetave Britanike) në Ukrainë gjatë javëve të fundit që kur mbërrita në vend më 2 gusht 2022 – ndërsa vazhdoj të dokumentoj konfliktin dhe efektet shkatërruese mbi civilët.

Nëse mendoni të punoni me mua, unë jam aktualisht i vendosur në kryeqytetin Kiev. 

Ju lutem mos hezitoni të kontaktoni përmes emailit tim vx@vxpictures.com

Total
0
Shares
Prev
UKRAINE: Winter is coming in Borodyanka
Next
Why did I come to Ukraine
You May Also Like