Si zbatohet ligji dhe etika në media?

ETIKA – Nëse një ngjarje lajmesh ndodh në pronën publike, anëtarët e stafit të medias kanë të drejtën ligjore për të raportuar ngjarjen për sa kohë që nuk ndërhyjnë në punët e policisë apo lëvizjen e lirë të trafikut.

LIGJI – Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve, megjithatë, kanë të drejtë të kufizojnë çdo anëtar të shtypit që mund të ndërhyjë në punën e tyre.

Nuk e di se mbi çfarë baze e ka mbështetur deklaratën e tyre për shtyp Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Në një komunikatë për media të lëshuar të Enjten, më 3 shkurt, ata e dënojnë reagimin e policisë dhe sugjerojnë se përgjigja e policisë ka qenë joprofesionale.

Më duhet të them se reagimi i AGK-së, është i padrejtë, dhe i pasinqertë.

Më duhet t’i kujtoj AGK-së se ata janë duke operuar në Kosovë për të paktën 10 vjet dhe kanë dështuar në hartimin e një kodi të sjelljes dhe etikës profesionale për t’i ndërgjegjësuar anëtarët e shtypit, për përgjegjësitë e tyre ligjore dhe profesionale se si mund dhe duhet të bëjnë punën e tyre. Për pasojë, kemi keqkuptime dhe probleme të tilla, për pasojë kemi edhe një mungesë të harmonisë së besueshmërisë në media nga ana e qytetarëve, pra lexuesit. Dua t’ia kujtoj lexuesit se është jashtëzakonisht shqetësuese që disa prej “shtëpive mediale” tani duket se janë bërë sikur pompat e benzinës dhe pishinat e hotelet, në periudhën e pasluftës në Kosovë.

Për të qenë një gazetar, kameraman ose fotograf lajmesh, detyra nuk kërkon vetëm njohuri profesionale, por gjithashtu kërkon të jesh i vetëdijshëm për të drejtat dhe liritë e tua profesionale e njerëzore, si dhe vetëdije të plotë lidhur me përgjegjësitë e tua profesionale në raport me profesionin që e ushtroni. Dhe, nëse nuk jeni të vetëdijshëm për të drejtat dhe liritë tuaja, kualitetin e punës, për pasojë përgjegjësitë profesionale, përveç shkeljes së ligjit, ju gjithashtu mund të jepni një cilësi shumë të keqe të raportimit të lajmeve. Dhe nëse shkel ligjin, për hirë të së drejtës, mund të ndodh edhe që të përballeni me pasoja. Dhe më e pakta që mund të ndodhë, është një arrestim.

Siç duket edhe në video-provën e botuar në vegëzën në vazhdim: https://fb.watch/aXJorYWzeQ/ — që në sekondat e para duket qartë se zyrtari (siç duket) i ngarkuar me operacionin e policisë, po i kërkon anëtarëve të shtypit me respekt, me kujdes dhe me dashamirësi që të largohen nga vendi, i cili tashmë duket të jetë me interes për policinë.

Edhe pse mund të argumentohet se anëtarët e shtypit ishin ftuar nga “NBI Suhareka” në një konferencë për media, dhe se aty ku ata po qëndronin ishte pronë private, kjo është e kuptueshme dhe e pranueshme si argument, por pikërisht ajo pronë, pikërisht ai personel i organizatës që mund të ketë ftuar shtypin në konferencë duket se dyshohet për shkelje të mundshme të ligjit, prandaj policia duket se ka nisur një operacion, prandaj është kundër ligjit që anëtarët e mediave të ndërhyjnë më tej, ose siç duket të refuzojnë të largohen nga objekti me interes i policisë, edhe pse policia kujdesshëm, u kërkoi atyre që të largohen nga objektet.

Prandaj, aktiviteti i stafit të medias në Kosovë duket të jetë i paligjshëm. Ky është kodi etik dhe profesional mbi të cilin media e lirë operon në Perëndim, dhe të paktën në Mbretërinë e Bashkuar për të paktën dy dekada.

Dua t’ju kujtoj se nuk jam në anën e asnjërës palë të përfshirë në këtë “konflikt” të panevojshëm, thjesht po përpiqem të jap informacion dhe gjykim të drejtë, dhe falë asaj që shihet në video materialet e shpërndara, ndihem rehat të shkruaj se po jap një gjykim të drejtë.

Dua të jua kujtoj lexuesve shqiptarë se, qëllimi i gazetarisë është t’u ofrojë qytetarëve informacionin që u nevojitet për të marrë vendimet më të mira të mundshme për jetën e tyre, komunitetet e tyre, shoqëritë e tyre dhe qeveritë e tyre, prandaj, vlera kryesore e përmirësimit të cilësisë së raportimit të lajmeve është një dobi e cila fuqizon të informuarin, pra, qytetarin. Por, kur dështojmë t’i zbatojmë përgjegjësitë për të zbatuar një detyrë të tillë profesionale, madje edhe duke mos i kuptuar të drejtat dhe liritë tona ligjore dhe profesionale, ne nuk mund të bërtasim dhe disi të kërkojmë që të respektohen të drejtat tona kur në radhë të parë nuk e kemi respektuar ligjin, i cili në fakt është aty për të mbrojtur të drejtat tona sikur në jetën e përditshme ashtu edhe në punë.

Informacioni i keq shkatërron jetën, dëmton komunitetet tona, duke përhapur urrejtje përmes pretendimeve mashtruese. Informacioni i keq dëmton demokracinë tonë, duke dëmtuar besimin tek politikanët dhe proceset politike. Shpërndarja e informacionit të keq, çon në vendime të këqija, duke ndërprerë debatin publik për çështjet që na prekin më shumë. Veprimi i kameramanit ishte jo i drejtë. Reagimi i AGK-së është skandaloz. Është shpërndarje e informacionit të keq. Ky reagim për më keq e rëndon edhe më shumë besueshmërinë edhe ashtu tejet të brishtë të qytetarëve të Kosovës në secilin që prezantohet të jetë gazetar.

Liria e shtypit nuk është kryesisht për të zbavitur dhe argëtuar, por për të informuar, për të ngjallur, për të reflektuar, për të deklaruar rreziqet tona dhe mundësitë, për të treguar krizat dhe zgjedhjet tona, për të udhëhequr, formuar, edukuar dhe ndonjëherë edhe zemëruar opinionin publik. Kjo nuk do të thotë shpërndarje e informacionit të keq e të rrejshëm apo mashtrues. Kjo do të thotë mbulim kualitativ dhe analizë më e madhe e lajmeve të rëndësisë për interesin e qytetarit.

Pa debat, pa kritika, asnjë institucion administrativ dhe asnjë vend nuk mund të ketë sukses dhe asnjë profesion nuk mund të mbijetojë e përparoj.

Prandaj, nëse disa prej anëtarëve të medias në Kosovë preferojnë të shkelin ligjin dhe të mos përballen me pasojat, apo disa të tjerë preferojnë të shpërndajnë informacionin e keq dhe bërtasin kur qytetarët reagojnë, ata gabojnë kur mendojnë se do të mbijetojnë.

Pasoja e humbjes së integritetit është humbja e besueshmërisë. Dhe, sapo askush të mos ju besojë, nuk do të ketë kush t’ju lexojë, e lëre më të ketë ndonjë respekt për ju. 

Ju lutemi, pranoni, njihni gabimet tuaja dhe kërkoni mbështetje profesionale. Kosova ka humbur mjaft 21 vite. Të kërkosh mbështetje profesionale, të përvetësosh njohuri nuk është kurrë veprim i gabuar.

Total
0
Shares
Prev
Boris Johnson’s fightback fails to curb growing Tory revolt
Next
PM Johnson unveils UK’s largest-ever sanctions against Russia

PM Johnson unveils UK’s largest-ever sanctions against Russia

Hundreds of people joined an anti-war demonstration outside Downing Street in

You May Also Like